Rritet çmimi i naftës në Durrës, shkon 182 lekë

Aktualitet

Rritet çmimi i naftës në Durrës, shkon 182 lekë

Mëngjesin e kësaj të premteje, në pikat e karburantit të Durrësit është konstatuar rritja e çmimit të një litre naftë. Nga 175 lekë që ishte më parë, çmimi i ri është 182 lekë, pra 7 lekë më shumë.

Efektet e luftës në Lindjen e Mesme po ndihen kështu edhe në Shqipëri me rritjen e çmimit të karburanteve.

Në bursa një fuçi nafte kushton 20% më shtrenjtë se një javë më parë.

Zgjatja e luftës mund të sjellë shtrenjtim të lëndëve djegëse, nëse rrugët tregtare dhe rafineritë e naftës dhe gazit do të sulmohen.

Qeveria Rama ende nuk ka shpallur ndonjë plan masash për të frenuar rritje abuzive në treg, siç e ka bërë Kosova duke vendosur tavan në marzhin e fitimit.

Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve çmimi i naftës mund të rritet deri në 20 lekë për litër me këtë presion që po kalon tregu ndërkombëtar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion