Rrëzohet avioni në Kaliforni, 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

Aktualitet

Rrëzohet avioni në Kaliforni, 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

2 viktima dhe 19 të plagosur është bilanci nga rrëzimi i një avioni të vogël në një fabrikë  në jug të Kalifornisë.

Avioni u përplas me çatinë e fabrikës që prodhonte mobilje, duke shkaktuar zjarr. Personat që ndërruan jetë janë ata që ndodheshin në avionin e vogël, ndërsa të plagosurit ishin brenda ndërtesës në Fullerton, Kaliforni.

Departamenti i Policisë Fullerton në një deklaratë sqaron se identifikimi i viktimave do të bëhet publik pasi të kontaktohen fillimisht të afërmit. Zjarrfikësit dhe policia mbërritën në vendngjarje dhe luftuan me flakët.

Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se rreth 300 njerëz u evakuuan nga ndërtesa, e cila pësoi dëme të mëdha materiale.


Administrata Federale e Aviacionit po heton ngjarjen dhe po përpiqet të zbardhë shkaqet.

Rrëzohet avioni në Kaliforni, 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

ME TE LEXUARAT