DETAJE/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elotin Çiços, arrestohet në Greqi Jani Aliaj

Është arrestuar në Athinë, 47-vjeçari Jani Aliaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Jani Aliaj u dënau nga drejtësia shqiptare me brugim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços, në një lokal në zonën e ish-Bllokut në 1 maj të vitit 2016.
Në vrasjen e Elton Çiços përveç Aliajt mori pjesë edhe Renato Milloshi, i cili ishte personi i cili shoqëroi me makinë autorin ditën e ngjarjes, makina e cila u sekuestrua disa ditë më vonë.
Menjëherë pas ngjarjes policia shpalli në kerkim Aliajn dhe Milloshin, por ky i fundit u vetëdorëzua në polici në 27 shkurt të vitit 2017-të.
Ndërkohë që Aliaj u arrestua në Athinë falë bashkëpunimit të policisë shqiptare me atë greke, ndërkohë që po punohet për ekstadimin e tij drejt Shqipërisë.
Njoftimi:
Operacion i përbashkët ndërkombëtar për kapjen e të kërkuarve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni i koduar “IN TIME” në bashkëpunim me Policinë Greke.
Në Athinë kapet dhe vihet në pranga i shumëkërkuari Jani Alia, 47 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë. Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia Greke finalizoi operacionin “IN TIME”, duke arrestuar këtë shtetas.
Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Athinën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të çuar përpara bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.


