Rrëshqitjet e dheut, shembet muri pritës në segmentin rrugor Maliq–Lozhan! Vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Aktualitet

Rrëshqitjet e dheut, shembet muri pritës në segmentin rrugor

Është shembur muri pritës në segmentin rrugor Maliq–Lozhan, në afërsi të urës së Qenckës, në kilometrin e 13-të të këtij aksi.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu, muri pritës ka pësuar dëmtime, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Aktualisht, lëvizja e automjeteve kryhet me një korsi, nën kujdesin e drejtuesve të mjeteve.

Kujtojmë se si pasojë e motit të keq gjatë muajit janar në vend, rrëshqitje dheu ka pasur në disa rrugë dhe zona të vendit, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve dhe jo vetëm./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion