Rrebeshi i shirave në Fushë Arrëz, rrëshqitjet e dherave bllokojnë rrugën në fshatin Bugjon

Aktualitet

Rrebeshi i shirave në Fushë Arrëz, rrëshqitjet e dherave

Rrebeshi i shirave të një nate më parë ka krijuar probleme kryesisht në segmentet rurale në bashkive Pukë e Fushë-Arrëz. 

Fshati Bugjon në njësinë administrative Fierz, bashkia Fushë Arrëz është izoluar plotësisht si pasojë e shembjes masive të rrugës në afërsi të Lumit Bugjon.

Ata pak të rinjë që kanë mbetur në zonë ju përveshën vetë punës, por pa mundur të hapin rrugën e cila do disa ditë punë për t'u bërë e kalueshm. 

Mungesa e infrastrukturës ka bërë që shume prej fshatrave në veri të vendit të braktisen, ndërsa ata pak banorë që kanë mbetur po përballen me vështirësi të shumta si pasoje e mungesës së investimeve.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion