22-vjeçari kamuflohej si punonjës policie dhe u tregoi policëve dokumenta të rreme, arrestohet
Lajmifundit
/
28 Qershor 2026, 13:55
Aktualitet

Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Tiranës, pasi i është prezantuar efektivëve të policisë si punonjës policie dhe u tregoi një dokument i cili nuk i përkiste Policisë së Shtetit.
Pas ndalimit të autorit, policia vazhdoi kontrollin në banesën e tij në të ciliën sekuestroi një sasi të konsiderueshme parash, dy medalione me mbishkrim “Albanian State Police”, si dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Për 22-vjeçarin e arrestuar janë referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.


