Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do shkojnë 43 gradë, ja katër qarqet më të prekura

Aktualitet

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do shkojnë 43 gradë, ja

Sipas meterologeve, vendi ynë pritet të goditet sërish nga depërtimi i Anticiklonit Afrika javën e ardhshme.

Parashikimi sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak pritet që të rikthehen temperaturat e larta teksa të mërkurën dhe të premten termometri do të shënojë deri në 43 gradë Celcius.

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do shkojnë 43 gradë, ja

Rritja e temperaturave që u ndje që ditën e sotme, pritet të fillojë vrullshëm që nga dita e nesërme, teksa maksimalja do shënojë në kryeqytet 39 gradë celcius.

Qytetet më të prekura nga vapa do të jenë Tirana, Elbasani, Berati dhe Fieri.

Njoftimi: 

Për javën që presim: vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe depërtimit të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në orët e mesditës.

Përjashtim bën dita Martë ku moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në jug të territorit. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët (pika) e lokal në qendër ndërsa në juglindje kryesisht në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimi dhe shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10-13 m/sek, valëzimi në dete 1-3 ballë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion