Mbi 20 persona përfundojnë në spitalin e Bulqizës, dyshohet se janë helmuar

Aktualitet
Mbi 20 persona përfundojnë në spitalin e Bulqizës, dyshohet

Mbi 20 persona janë paraqitur sot në spitalin e Bulqizë për të marrë ndihmë mjekësore pasi kanë shfaqur shenja helmimi.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ata janë helmuar nga uji i pijshëm. Ndërsa qytetarët kanë nisur të marrin ndihmën e nevojshme, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

“Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.

Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion