Zbardhet data kur do të rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z. Procesi zhvillohet online në e-Albania

Aktualitet

Zbardhet data kur do të rihapen aplikimet për formularët A1 dhe

Një mundësi e re u jepet maturantëve që dëshirojnë të vijojnë studimet e larta.

Ministria e Arsimit do të rihapë për një ditë aplikimet për formularët A1 dhe A1Z për raundin e dytë të regjistrimeve në universitete.

Maturantët, në datën 6 gusht, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, do t’u jepet mundësia të plotësojnë formularët për të vijuar aplikimin dhe garën për studimet universitare.

Ky proces zhvillohet online në e-Albania dhe u adresohet maturantëve të këtij viti, por dhe atyre të viteve të kaluara që duan të regjistrohen në universitet.

Hapat që çdo kandidat duhet të ndjekë janë: hyrja në portalin e-Albania me kredencialet e tyre, zgjedhja e shërbimit për formularët e Maturës Shtetërore A1 dhe A1Z, plotësimi i formularit me kujdes brenda orarit zyrtar, konfirmimi i aplikimit në shkollën përkatëse sipas udhëzimeve.

Kandidatët këshillohen të mos e lënë aplikimin për momentet e fundit, në mënyrë që të shmangin mbingarkesën e sistemit dhe të kenë kohë të verifikojnë me kujdes të dhënat e tyre përpara konfirmimit përfundimtar./et

ME TE LEXUARAT