Reshjet intensive në vend, përmbyten fshatrat në Fushë-Krujë

Mosfunksionimi i kanaleve kulluese ka bërë që dhjetra hektarë tokë në Murqinë të komunës Bubq në Fushë-Krujë te permbyten.
Kjo, për shkak të shirave të dendur të rënë gjatë ditës së sotme.
Po ashtu, uji ka përmbytur një pjesë të rrugës që lidh lagjen fundore të këtij fshati me pjesën tjetër të vendit.
Kesisoj, rruga u be e kalueshme vetëm me mjete të larta, e ndërsa për banorët është e pakalueshme në këmbë.
Problemi i përmbytjeve vijon prej vitesh, ku ka patur zona që janë përmbytur edhe 6 herë brenda vitit, apo dhe raste ku është nevojitur edhe ndërhyrja e polumbarëve dhe helikopterëve për evakuimin e banorëve.
Por pavarësisht këtyre, duket se ende nuk ka asnjë masë për të frenuar apo zgjidhur këtë situatë, ku kanalet vijojnë të papastruara prej afro 30 vitesh.