Reshje bore në zonat malore, në Kukës arrin deri në 10 cm

Aktualitet

Reshje bore në zonat malore, në Kukës arrin deri në 10 cm

Ashti sic ishte parashikuar, zona veri-lindore e vendit është përfshirë nga moti i keq shoqëruar me reshje shiu e bore.

Në lartësitë mbi 700 metër reshjet e shiut i kanë lënë vendin reshjeve të borës duke sjell një trashësi deri në 10 cm.

Gjithësesi reshjet e borës që kanë përfshirë njësitë administrative Arrën, Kalisë, Gryk Çajë, Bushtricë, Topojan, Zapot nuk kanë shkatuar problematika në qarkullimin e automjeteve dhe banorëve.

Temperaturat në këto zona kanë zbritur deri -1 gradë.

Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës mendohet të ketë shkaktuar probleme në frutikulturë, shumë pemë frutore në këtë periudhë janë në fazën e lulëzimit.

Ndërsa në lartësitë nën 700 metër reshjet e shiut kanë sjell probleme në akset nacionale rrugore.

Problematikat janë shënuar në rënjen e gurëve e dherave, më problematike janë paraqitur akset nacionale Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi, Kukës-Qaf Mali, Has-Kam-Tropojë e Bajram Curri- Fierze, pasi në këto akse ka prezencë të rënjeve të gurëve.

Situata është nën kontroll nga punonjësit e firmave mirëmbajtëse duke larguar gurët e dherat dhe mbajtjen në funksion të rrugëve.

ME TE LEXUARAT