Rënie gurësh në rrugën nacionale Burrel-Milot, rrezik për udhëtarët
Lajmifundit
/
23 Janar 2022, 13:36
Aktualitet

Rënie gurësh në rrugën nacionale Burrel-Milot, pranë Shkopetit, në afërsi të sektorit c. Kjo situatë është kthyer në një problem shqetësues për drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët pasi përbën një burim aksidentesh.
Një devijim i vogël mund të sjellë aksidente fatale, pasi mungojnë mbrojtëset dhe sinjalistika.
Asnjë punonjës i firmës nuk shihet në rrugë për pastrimin e gurëve. Që në momentin kur është hapur “Rruga e Arbrit” në këtë aks nuk ka as prezencë të policisë rrugore teksa rrëshqitjet e gurëve janë të vazhdueshme.


