Nëna e Beatrix Ramosaj publikon momentin e parë të takimit me të pas daljes nga BBV
Beatrix Ramosaj, këngëtarja e njohur nga Kosova ishte e eliminua e radhës nga shtëpia e famshme e Big Brother VIP.
Beatrix u largua këtë të premte, ndërsa largimi i saj po vazhdon të komentohet.
Por, ndonëse këngëtarja ka qëndruar e heshtur dhe larg vëmendjes së publikut që nga eliminimi, ishte nëna e saj Antigona Ramosaj që ka publikuar një video në Instagram nga takimi i parë i tyre.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
View this post on Instagram
Përmes një video ajo ka treguar momentin e emocionues të përqafimit me të bijën në prapaskenën pas daljes nga BB VIP.
Kanë qenë të shumta komentet sipër videos, të cilët kanë treguar mbështetjen dhe simpatinë për këngëtaren e cila la shtëpinë pothuajse një muaj para finales së madhe.