RENEA, FNSH e policia aksion “blic” në Durrës, kontrollohet lokali i kunatit të Lul Berishës dhe…

Aktualitet

RENEA, FNSH e policia aksion “blic” në Durrës,

Policia e Durrësit, FNSH dhe RENEA të hënën në darkë organizuan një aksion blic në qytetin e Durrësit me qëllim arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Objekt i kontrolleve janë disa lokale të të fortëve të qytetit, ku vetëm pak minuta më parë kontrolli u përqëndrua tek lokalet e Plarent Dervishit, i cili është kunati i Lul Berishës, një emër shumë i njohur i botës së krimit në Durrës.

Mësohet se në këto momente policia po fut në sitën e kontrollit një tjetër lokal të njohur në qytetin e Durrësit, ku mendohet se frekuentohet nga personazhe të njohura të botës së krimit.

I njëjti burim tha se ky operacion drejtohet nga kreu i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion