Rama niset nga Rinasi në Kukës me emigrantët nga Britania e Madhe (Video)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet që është bashkë me një grup emigrantës që kanë udhëtuar nga Londra dhe destinacioni i tyre i radhës është aeroporti i Kukësit. Ky aeroport do regjistrojë ditën e sotme hapjen.
“Nga Aeroporti “Nënë Tereza” drejt Kukësit në Aeroportin Ndërkombëtar të "Zayed Flatrat e Veriut", me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra!”, shkruan Rama, përbri videos.
Në videon publikuar nga kryeministri në Facebook-un e tij, Rama ka një dialog me emigrantët.
Rama: Për Kukës ë?
Qytetari: Na e mbajte premtimin!
Rama: Do të votosh PD-në ti tani! Mos rrini afër, por ndahuni!


