Ndryshojnë planet! Aeroplani do zbresë si fillim në Rinas, sqaron arsyet drejtori teknik i aeroportit

Kanë ndryshuar planet e uljes se aeroplanit që vjen nga Britania e Madhe me çunat e Londrës. Bëhet me dije se avioni nuk do të ulet në Kukës siç ishte planifikuar, po në Rinas, e më pas do shkojë në Kukës.
Lidhur me këtë situatë, ka folur drejtori teknik i aeroportit të Kukësit. Ai tha se kjo vepër e re është e licencuar ndërkombëtarisht dhe mund të presë fluturime nga e gjithë bota, por, për shkak të disa teknikaliteteve, avioni që pritet sot do të ulet fillimisht në Rinas dhe më pas do të udhëtojë drejt Kukësit”.
“Aeroporti është 100% operacional. Certifikimi është bërë tashmë. Për shkak të teknikaliteteve që kanë lidhje me kompaninë ajrore, avioni nga Londra nuk do të ulet direkt në Kukës, por në Rinas fillimisht”, deklaroi ai.


