Vuçiç komenton zgjedhjet në Shqipëri: Pas Bashës qëndron Sali Berisha

Politikë

Vuçiç komenton zgjedhjet në Shqipëri: Pas Bashës

Për herë të parë në histori, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka folur për zgjedhjet në Shqipëri. Ai është shprehur se po i ndjek sondazhet e dhëna. “Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik, dhe dallimi është rreth 2 përqind dhe unë nuk përcjell hulumtime pa lidhje jo serioze të hulumtimit publik po ato që janë shumë serioze. Dhe në fakt dallimi është nga 1 në 3 përqind”, është shprehur ai.

Më tej, Vuçiç, tha se pas Lulzim Bashës qëndron ish-kryeministri Sali Berisha. “Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon”, tha më tej ai.

ME TE LEXUARAT