Rama në Vjenë: Shqiptarët hoqën lekët nga dysheku, falë Raiffeisen Bank

Aktualitet

Rama në Vjenë: Shqiptarët hoqën lekët nga dysheku,

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot, 23 shtator, në Vjenë, i pranishëm në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri”.

“Dua të shpreh një falenderim nga zemra Bankës Raiffeisen, drejtuesve të Bankës, qoftë në Vjenë ashtu edhe në Tiranë. Dua të falenderoj shumë drejtorit ekzekutiv në Tiranë, Kristian Kanakaris! E ka mbështetur me shumë kapacitete dhe dije aktorët lokalë, të cilëve kurrë nuk u ka munguar ambicia, por kishin nevojë për dije”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.

“U deshën shumë vite që Shqipëria të futej në sistemin modern të bankave”, nënvizoi Rama.

“Ishte koha që shqiptarët të nxirrnin lekët nga poshtë dyshekut, dhe mediat shkruan se drejtori i Raiffeisen shkoi në Tiranë”, shtoi ai.

Sipas tij, mungesa e traditës dhe regjimi i gjatë komunist, ka ndikuar që shqiptarët të kishin frikë nga bankat.

U ndal edhe te procesi i negociatave me Bashkimin Evropian.

“Jemi në një process që ka përparuar shumë, po çelim kapitujt e negociatave me një shpejtësi që nuk është parë ndonjëherë më parë, gjatë procesit të anëtarësimit. Është meritë e punë sonë dhe qasjes së re të Bashkimit Evropian, falë edhe luftës në Ukrainë që ka tronditur fort Europën”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

ME TE LEXUARAT