Radha e trafikut deri në 4 km! Bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan
Lajmifundit
/
24 Dhjetor 2025, 18:40
Aktualitet

Trafiku i rënduar ka bllokuar sot autostradën Tiranë–Elbasan, e cila vijon të jetë e bllokuar prej disa orësh.
Trafiku ka krijuar një radhë automjetesh prej më shumë se 4 kilometrash, teksa një numër i madh mjetesh ka mbetur i bllokuar në të dyja anët e qarkullimit. Raportohet se Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në zonën e Bradasheshit dhe po menaxhon situatën. Aktualisht, trafiku vijon të mbetet i pandryshuar.
Shkak i trafikut është edhe fluksi i lartë i qytetarëve që zgjedhin t’i kalojnë festat e fundvitit në zonëe juglindjes.


