Ra në korent, humb jetën 56-vjeçari, policia: Po peshkonte në lumin Drin

Aktualitet

Ra në korent, humb jetën 56-vjeçari, policia: Po peshkonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:30 në Bulqizë. Mësohet se një 56-vjeçar me iniciale R.M ka humbur jetën duke gjuajtur peshk në lumin Drin, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. 

Njoftimi i policisë

Bulqizë – Rreth orës 18.30, është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi R. M., 56 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se duke gjuajtur peshk në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT