Ra në korent duke peshkuar në Drin, ky është 56-vjeçari që humbi jetën
Lajmifundit
/
2 Gusht 2021, 22:06
Aktualitet

Ky është 56-vjeçari, i cili po peshkonte në lumin Drin, dhe ka gjetur vdekjen pas kontaktit me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa mësohet se viktima R.M po peshkonte me gjenerator, por kontakti me rrymën ka qenë fatal për të.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18.30, është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi R. M., 56 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se duke gjuajtur peshk në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes..


