Qytetarët shpërthejnë në ankesa për “kodin me SMS”: S`hyjmë dot në e-albania, na keni bllokuar!

Vendosja e kodit 6 shifror që vjen me SMS ose me e-mail për hyrjen në e-albania është kthyer në një shqetësim për shumë qytetarë e biznese shqiptare brenda e jashtë vendit.
Ndërkohë që platforma ka publikuar një njoftim pune, për vendet vakante, komentet nuk janë nga njerëz që interesohen për tu punësuar, por nga qytetarë që ankohen se nuk po aksesojnë platformën qeveritare si pasojë e problemeve që po u dalin me “kodin e famshëm” 6 shifror që duhet t`ju shkojë me SMS apo me e-mail.
“Pershendetje ju jam nis disa her email per te ndrru email edhe nr telefoni te ealbania edhe nuk me pergjigjeni”, shkruan A.K, 6 ditë më parë.
Qytetarja I.B, shkruan “Me.fal sa duhet te pres per passwordin”.
Ndërkohë qytetari, B.M shkruan:
Nuk mundemi te marrim kodin gjashte shifrore, smundemi te kryejmë asnjeri veprim ,a mund te na ndihmoni.

Një qytetar tjetër G.K, shkruan, “Nuk kam mundesi per te hyre ne è albania se me ka humbur nr tel si te veproj per te zgjidhur kete”.
A.B, shkruan: “Kte e albanian qe e keni ber lemsh kur do ta rregulloni .. apo beni corben ne fillim dhe pastaj kërkoni puntor . Jeni per turp as emaile pergjigjeni asgje”.

Një biznes shkruan: “Pershendetje kam derguar email tek help desk dhe nuk po me kthen askush pergjigje ju lutem mund te ktheni pergjigje tek emailet qe ju vine sepse po kemi shume problëmë me rikthimin e e- albanais dhe spo mundemi te kryjme punet tona”.
Kodi 6 shifror që duhet të vendoset në platformë për logim përvec numrit personal apo të biznesit dhe pasvvordit, u vendos disa javë më parë dhe shteti, ka vendosur ti japë kompanive private 8 milionë euro për këtë shërbim.




