“Bingo” në Durrës, kapen mbi 19 mijë euro të padeklaruara të fshehura brenda “Iveco”-s
Lajmifundit
/
22 Shkurt 2024, 10:11
Aktualitet

Një tjetër rast tentative të kalimit të shumave të padeklaruara është kapur nga autoritetet shqiptare në Portin e Durrësit.
Sipas bluve, brenda një mjeti tip “Iveco” janë gjetur 19, 715 euro euro të padeklaruara. Menjëherë është vënë nën hetim drejtuesi i mjetit ku u gjetën të fshehura paratë.
"Port, Durrës/Në dalje, nga kontrollet fizike dhe në automjetin tip “Iveco” që drejtonte, shtetasit H. N. iu gjetën 19 715 euro të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas dhe u sekuestrua shuma e parave", njofton policia.


