Qytetarët e Fierit marrin frymë më në fund, nis transportimi i plehrave drejt inceneratorit të ri
Lajmifundit
/
2 Gusht 2021, 19:38
Aktualitet

Pas disa ditësh sfiduese për qytetarët e Fierit ku iu duhej të përballeshin me djegien e plehrave dhe tymin mbytës, pak kilometra nga zonat e banuara vjen dhe zgjidhja e shumëpritur.
Pas vendosjes nën kontroll të zjarrit, i cili u mbulua me dhe, tashmë ka nisur transportimi i mbetjeve tek inceneratori i ri i Fierit.
Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, deklaroi se në këtë fushë do të mbillen pemë, duke i dhënë fund kësaj problematike shumëvjeçare të djegies së mbetjeve në fushë të hapur, e cila shkaktonte jo pak vështirësi për banorët e këtij qyteti.


