Emri/ Shpëtohet nga mbytja në plazhin e Qerretit, pushuesi 50-vjeçar nga Tirana
Lajmifundit
/
2 Gusht 2021, 19:21
Aktualitet

Një pushues është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Qërretit, në Kavajë, rreth orës 18:00 të kësaj pasdite.
Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Naim Tola, i moshës 50vjeç, me origjinë nga Tirana.
Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:20, në Qerret, duke u larë në det, ka rrezikuar të mbytet shtetasi N. T., 50 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

