Qiratë rritën çmimet në fundvit/ Inflacioni arriti në 2.3% në dhjetor 2025, edhe ushqimet u shtrenjtuan

Aktualitet

Qiratë rritën çmimet në fundvit/ Inflacioni arriti në

Cmimet këtë fundvit që lamë pas u shtrenjtuan edhe më shumë se vitet më parë. Instituti i statistikave në publikimin e indeksit të çmimeve të konsumit raporton një inflacion në rritje në muajin dhjetor në 2.3% nga 2.1% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë që në fundvit konsumi i lartë i mallrave është dhe një nga ndikuesit kryesor në rritjen e çmimeve, në dhjetor 2025 shtrenjtimi erdhi kryesisht nga qiratë uji dhe lëndët djegëse me një përqindje 0.96% ndaj inflacionit total, ushqimet 0.56%, mobilie 0.16% dhe hotelet e baret restorantet 0.15%.

Në raport me dhjetorin e 2024-ës, çmimet më të larta për produktet e shportës ushqimore u regjistruan për bulmetin, produktet e detit, mish dhe më pak fruta e perimet.

INSTAT thekson se të gjitha grupet e mallrave kanë pasur ndikim në rritjen e inflacionit pasi asnjë kategori nuk ka raportuar rënie çmimi.

Viti 2025 është mbyllur me inflacion mesatar 2.2%, duke qenë i njëjtë me inflacionin mesatar në 2024-ës. Kjo normë është nën objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion