Qeveria miraton dhënien e pensioneve speciale për artistë e sportistë të njohur

Aktualitet

Qeveria miraton dhënien e pensioneve speciale për artistë e

Qeveria miratoi sot vendimin për dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm për disa artistë e sportistë të njohur.

Ky vendim u miratua në mbështetje të ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit.

Këshilli i Ministrave miratoi dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm për Agim Nuri Bajko, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Agustin Pjetër Kola, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Aishe Daut Stari, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Edra Kabil Alibegaj, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Kostandin Aleko Kamberi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Kostandin Llazar Shkurti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

Gjithashtu u miratua dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Kujtim Rexhep Vorpsi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Leonard Sifi Toska, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Nikolin Luigj Gurakuqi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social;

Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Rapo Selman Tao, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Shegushe Hysni Bebeti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Vasillaq Thoma Ruci, në masën e dhjetëfishit të pensionit social si dhe dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Virxhil Athanas Karaja, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohen në “Fletoren zyrtare”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion