Qëlluan me armë te selia e PD në Kavajë, njëri nga autorët i shpallur në kërkim në Itali për vrasje

Aktualitet

Qëlluan me armë te selia e PD në Kavajë, njëri nga

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kavajë, ku tre persona kanë hyrë në ambientet e selisë së PD-së dhe kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Bledar Okshtuni.

Ndriçim Jonuzi Tahiri
Mësohet se autorët e ngjarjes janë: Ndriçim Jonuzi, Markel Shtylla– drejtori i Policisë Bashkiake dhe Dorian Troplini.

 Ndriçim Jonuzi ose Ndriçim Tahiri ka qenë person i shpallur në kërkim dhe është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës në një nga vendet e BE-së.

Mësohet se në mars të vitit 2014 policia e Kavajës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë bërë të mundur kapjen e një të kërkuari për vrasje në Torino, të Italisë.

Forcat e policisë e kanë mbajtur nën vëzhgim 36 vjeçarin Ndriçim Jonuz Tahiri, lindur e banues në Kavajë dhe e kanë ndjekur atë. Kur ka dalë nga xhamia ku po falej, agjentët e policisë i kanë hedhur prangat pa hasur në rezistencë.

“Ky shtetas ka qenë i kërkuar ndërkombëtar nga Interpol Roma  me datë 29 Maj 2007, të Gjykatës së Torinos në Itali, e cila e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të vrasjes“, ka njoftuar policia asokohe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion