“Më shanin në ëndërr”, zbardhet dëshmia e të riut që sulmoi besimtarët me thikë në xhami

Aktualitet

“Më shanin në ëndërr”, zbardhet dëshmia e

Rudolf Nikolli terrorizoi mesditën e sotme Tiranën, pasi u fut në xhaminë “Dine Hoxha” në Rrugën e Kavajës duke qëlluar me thikë 5 besimtarë myslimanë.

Besimtarët e neutralizuan dhe policia e shoqëroi, ndërsa i ati i të riut u shpreh se djali kishte probleme me shëndetin mendor dhe se ishte kuruar disa herë.

Është zbardhur dëshmia që i arrestuari ka dhënë përpara grupit hetimor të anti-terrorit. Ai ka deklaruar se ka parë në ëndërr që e shanin, pa specifikuar se kush dhe për këtë arsye ka ndërmarrë sulmin me thikë.


“Kam parë në ëndërr dhe më shanin, më ngacmonin dhe më ndiqnin”. Kjo ka qenë fjalia e vetme që Rudolf Nikolli ka deklaruar përpara hetuesve.

Në Tiranë, gazetarja Xhensila Kodra ka mësuar se Nikolli ka qëndruar me qera në disa zona, ndërsa frekuentonte shpesh zonën e Bllokut.

Në kohën që Nikolli kreu sulmin me thikë ishte në kërkim, pasi akuzohej për plagosje të lehtë me dashje pak muaj më parë, të një shoferi. Ndërkohë që 5 besimtarët që plagosi ditën e sotme janë jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion