Ish-ushtari i UÇK-së në Hagë: Jam i pafajshëm, nuk kam bërë asnjë krim

Kosovë&Rajon

Ish-ushtari i UÇK-së në Hagë: Jam i pafajshëm, nuk

Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të. Shala në seancën e kësaj të hëne në hagë është shprehur se nuk ka bërë asnjë krim. “Nuk e ndjej veten se kam bërë një krim, përveç që e kam mbrojt atdheun dhe popullin tim dhe jam plotësisht i pafajshëm”, tha Shala.

Ndër të tjera ai i ka quajtur qesharake pikat e aktakuzës, të lexuara nga prokuroria. Shala akuzohet për krime lufte, ushtrim të dhunës fizike dhe psikike, trajtim çnjerëzor, gjatë vitit 1999 në Kukës, në një ish-fabrikë metali, shkruan abcnews.al.

Shala është arrestuar më 16 mars nga autoritetet belge dhe është transferuar në Hagë më 15 prill.
Në aktakuzën e konfirmuar Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion