Qëlloi 5 veta në Xhaminë e Tiranës, autori flet në gjykatë: Më përndiqnin, harrova të pija ilacet

Aktualitet

Qëlloi 5 veta në Xhaminë e Tiranës, autori flet në

Gjykata e Tiranes la ne qeli diten e sotme autorin e sulmit ndaj besimtareve ne xhamine e rruges se Kavajes ne Tirane ku u plagosen 5 persona.

Nga seanca për caktimin e masës së sigurisë për Rudolf Nikollin, i arrestuar për plagosjen 5 personave te xhamia “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës në Tiranë. Prokuroria ka ngritur akuzë për “vepra për qëllime terroriste”.

“I arrestuari ka hyrë në ambientet e xhamisë dhe me një thikë ka goditur disa besimtarë.

Menjëherë pas kësaj ai ka tentuar të largohet, por me ndërhyrjen e disa qytetarëve dhe më pas policisë, është ndaluar. Ngjarja është filmuar dhe nga kamerat e xhamisë.

I arrestuari në dëshminë e tij ka shpjeguar se ditën e ngjarjes ka hyrë në xhami dhe ka qëlluar personat.

Ai ka dhënë si aresye faktin se prej disa kohësh disa myslimanë e përndiqnin. Kur dilte nga shtëpia ata e shikonin.

Është shkuar në spitalin psikiatrik ku është marrë kartela e tij. Është marrë dhe vendim për aktekspertim mendor ndaj tij. Veprimet e Nikollit kanë përhapur panik në popullatë”.

Avokati pohoi se Nikolli ka pasur probleme të shëndetit mendor. “Vendosja e një mase arresti është e papërshtatshme. Masa duhet të jetë me afat, deri në daljen e aktit të ekspertimit”.

Autori i dyshuar i ngjarjes përsëriti edhe njëherë tjetër se është ndjekur prej kohësh, ndërsa thekson se i njeh ata persona.

“Fakti që jam përndjekur është e vërtetë. Unë i njoh me fytyra. U bë gati një vit. Edhe shteti besoj se është në dijeni për këtë gjë.

Unë nuk desha të bëj atë që bëra. Por ata më kanë ndjekur. Ilaçet i kam marrë, por kishte raste që i harroja”, tha Nikolli.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion