Policia në SHBA nuk ndalet, qëllon për vdekje një tjetër afro-amerikan

Bota

Policia në SHBA nuk ndalet, qëllon për vdekje një

Policia në Karolinën e Veriut ka qëlluar me armë zjarri një afro-amerikan gjatë zbatimit të një mandati për kontrollin e banesës. Mediat amerikane kanë bërë me dije se e gjithë situata vazhdon të jetë mister, pasi autoritetet zyrtare nuk kanë dhënë asnjë detaj. Por, një dëshmitar ka folur për mediat, se viktima u qëllua teksa përpiqej të largohej me automjetin e tij dhe se agjentët e kanë qëlluar disa herë.

Mësohet më pas se automjeti i viktimës kishte dalë nga rruga dhe kishte goditur një pemë, kur agjentët shkuan të kontrollonin ai kishte ndërruar jetë.

Vdekja e 42-vjeçarit dje ka revoltuar 200 persona, të cilët kanë nisur të protestojnë, duke kërkuar drejtësi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion