Qarkullonin në rrugë me kanabis, “Shqiponjat” arrestojnë 2 të rinjtë
Lajmifundit
/
6 June 2021, 08:45
Aktualitet

Policia e Tiranës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka arrestuar dy shtetas, pasi të dy në vende të ndryshme po qarkullonin me kanabis në makinë.
“A. Z., 24 vjeç dhe E. Ç., 23 vjeç, sepse gjatë kontrollit të mjeteve përkatëse me të cilin këta shtetas qarkullonin në kohë dhe vende të ndryshme, sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis”, njofton policia.


