Vrasja për divorcin, flet gruaja e autorit: Dhëndri tentoi të na shtypte me makinë....

Aktualitet

Vrasja për divorcin, flet gruaja e autorit: Dhëndri tentoi të na

Manushaqe Picari, bashkëshortja e Mexhit Picarit, te dyshuarit që vrau dhëndrin e tij në një lokal pranë gjykates se Tiranës, rrëfeu gjithë përplasjet që çuan në ngjarjen e rëndë.

Ajo thotë se familja e saj merrte kërcënime të vazhdueshme nga dhëndri Kudret Saliaj, ndërsa policia mbante anën e tij.

“Erdhi që ta vriste burrin tim me kamion, prapë shteti e nxori nga burgu. Shkova te Rajoni 6 nuk e mori se tha e ka Rajoni 4, shkuam në Vorë na thanë prapë e ka Rajoni nr.4, sepse katrën e kishte mik ai.

E prandaj gocës i vunë pranga. Dhe kërkova drejtësi direkt në polici, u thashë ju lutëm atij drejtorit, ti merre vjehrrën këtu i thashë.”

Manushaqe Picari pretendon se vajza e saj Dhurata Saliaji është dhunuar vazhdimisht nga Kudret Saliaj, i cili i ka kercenuar se do ti shtypte edhe me makine.

Ajo shton se dhëndri ka dashur të manipulojë edhe policinë kundër të bijës, por sipas saj e vërteta qëndron ndryshe, ndërsa tregon me foto edhe shenjat e dhunës në fytyrën e vajzës së saj.

“Nëse goca ime ka rrahur vjehrrën të shkonte vjehrra në polici dhe të tregonte provat.

Ai rrihte gocën dhe e futi në burg për dhunë në familje, ku e ka ekspertizën që goca i kishte rrah, i kanë saju të gjitha gjërat vetë. E ka çarë gocën duke e rrahur që të binte gjasme nëna e vet në burg e të shpëtonte ai.”

Mexhit Picari 53 vjeç qëlloi të premten me pistoletë bashkëshortin e vajzës që ndodhej në proces divorci. Kudret Saliaj 41 vjeç humbi jetën në vend, ndërsa nga plumbat u plagos dhe një avokat.

Policia arrestoi edhe vajzën e autorit të ngjarjes, si bashkëpunëtore e dyshuar në krimin e rëndë./vplus

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion