Punonte si çoban në Greqi, gjendet i pajetë pranë kufirit 60-vjeçari nga Erseka

Aktualitet

Punonte si çoban në Greqi, gjendet i pajetë pranë kufirit

Një emigrant shqiptar nga Erseka, që punonte në Greqi si çoban, është gjetur i pajetë pranë kufirit vetëm dy ditë pasi punëdhënësi i tij grek e kishte denoncuar të humbur.

Burime policore bënë sot me dije se viktima është F.K., 60 vjeç, i cili punonte si bari në vendin fqinj. Trupi i pajetë u gjet në malin e Gramozit, në tokën greke dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar dinamikën dhe shkaqet.

Viktima ka humbur kontaktet me punën e tij prej datës 22 shtator dhe është deklaruar i humbur nga vetë punëdhënësit.

Nuk jepen detaje nëse në trupin e tij ka shenja dhune apo jo, teksa pritet të bashkëpunohet edhe me palën shqiptare.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion