Mbyllet protesta e opozitës pas 3 orësh përplasje me policinë, Noka ndërron mendje për Surrelin
Lajmifundit
/
29 Tetor 2024, 20:04
Aktualitet

Flamur Noka njoftoi se nuk do të shkojnë në Surrel, sikurse paralajmëroi më herët. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se aksioni opozitar do të vazhdojë.
Pas tre orësh protestë, qytetarët dhe opozita kanë nisur të shpërndahen. Mbyllet protesta në akset kryesore të vendit.
Opozita vazhdon aksionin opozitar të mosbindjes civile që pas arrestimit të ish-deputetit Ervin Salianji, i cili ndodhet tashmë në burgun e Fierit.
Sot, protestuesit të shpërndarë në qarqet kryesore të vendit bllokuan qarkullimin e mjeteve duke shkaktuar rradhë kilometrike mjetesh.


