Përplasja me policinë, protestuesit djegin goma dhe koshat e mbeturinave
Lajmifundit
/
29 Tetor 2024, 19:49
Aktualitet

Aksioni opozitar ditën e sotme është përshkallëzuar, ku në disa momente pati edhe përplasje me policinë. Pas këtij akti, protestuesit kanë djegur disa goma dhe koshat e mbeturinave. Është dashur ndërhyrja e policisë për të fikur zjarrin.
Policia ka bërë thirrje që qytetarët të distancohen dhe të lirojnë rrugët, ndërsa deputetët e PD akuzojnë policinë se po provokon qytetarët.
Deputeti i PD, Flamur Noka u shpreh se nëse vazhdojnë me provokime, qytetarët do ti drejtohen Surrelit.



