Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit pritet të marshojnë sonte në Surrel drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama

Aktualitet

Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit pritet të marshojnë

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Sipas mediave, në mbrëmje qarkullojnë zëra se mund të ketë një marshim të mundshëm edhe drejt Surrelit, ku ndodhet banesa e kryeministrit Edi Rama.

“Që jo zyrtarisht, për shkak se le të themi protesta nuk ka organizatorë, ka vetëm disa individë të cilët bëjnë kërkesat pranë Policisë së Shtetit për të kërkuar leje për organizim, por gjithsesi ata nuk pranojnë që të marrin përsipër dhe të japin një informacion për një agjendë zyrtare.

Por pritet, të paktën sipas zërave që qarkullojnë dhe me ata që kemi arritur të bisedojmë deri tani, edhe një marshim drejt Surrelit, drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama, ndonëse ky i fundit është larguar jashtë Shqipërisë për çështje që lidhen me detyrën e tij.

Prapë pritet marshimi drejt Kryeministrisë, stacionimi atje, e më pas fjalimet, dhe më pas do të shihet nëse do të ndodhë marshimi i përgjithshëm apo do të ketë edhe një lloj devijimi drejt Surrelit” , tha Brakaj.

ME TE LEXUARAT