Aksident i rëndë në Ksamil/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një viktimë dhe dy të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Ksamil/ Mjeti lundrues përplaset me

Një aksident detar është regjistruar këtë të hënë në Gjirin e Ksamilit, ku një mjet lundrues është përplasur me një skaf të Policisë Kufitare të Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Forcat e policisë dhe shërbimet emergjente kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa zona është rrethuar për të lehtësuar hetimet dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Mësohet se viktima është identifikuar si Albiano Kreçi, 20 vjeç, banor i Ksamilit.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e përplasjes dhe përgjegjësitë e mundshme në këtë ngjarje të rëndë detare.

Ksamil, Sarandë / Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski, dyshohet se, si pasojë e shpejtësisë së lartë, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë. Ai u transportua me urgjencë në spital, por, për shkak të dëmtimeve të marra, humbi jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT