Protesta nuk ndalet, qindra qytetarë gdhinë para Kryeministrisë

Aktualitet

Protesta nuk ndalet, qindra qytetarë gdhinë para

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon pa ndërprerje, ndërsa qindra protestues kaluan natën përpara godinës së Kryeministrisë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Të mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ata qëndruan gjatë gjithë natës me flamuj kombëtarë, pankarta dhe simbole tradicionale, duke e kthyer qendrën e Tiranës në epiqendrën e revoltës.

Protesta nuk ndalet, qindra qytetarë gdhinë para

Mëngjesi i 21 qershorit i gjeti protestuesit ende në shesh, në atë që konsiderohet një moment i pazakontë për këtë lëvizje qytetare. Për herë të parë që nga fillimi i protestave, pjesëmarrësit vendosën të mos largoheshin pas tubimit, duke deklaruar se do të vazhdojnë qëndrimin deri në realizimin e kërkesave të tyre.

 

Gjatë natës, në zonën mes Kryeministrisë dhe Kuvendit u dëgjuan thirrje dhe slogane të shumta kundër qeverisë, ndërsa protestuesit kërkuan përgjegjësi politike dhe hetime ndaj zyrtarëve të lartë. Mes parullave më të dëgjuara ishin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit dhe apelimet drejtuar institucioneve të drejtësisë për të vepruar ndaj figurave të larta politike.

Protesta nuk ndalet, qindra qytetarë gdhinë para

Ndërkohë, forcat e policisë monitoruan situatën gjatë gjithë natës për të garantuar rendin dhe sigurinë. Deri në orët e para të mëngjesit nuk janë raportuar incidente serioze apo përplasje mes protestuesve dhe autoriteteve.

Lëvizja antiqeveritare ka hyrë tashmë në ditën e saj të 22-të, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Sipas tyre, protesta nuk do të ndalet derisa të ketë një reagim konkret ndaj kërkesave të paraqitura.

ME TE LEXUARAT