Protesta e PD, policia rrethon Vilën 31! Kordon sigurie te Kryesia e Kuvendit
Lajmifundit
/
22 Mars 2026, 18:14
Aktualitet

Protesta e PD nuk i kap të papërgatitur efektivët e policisë. Në daljen anësore të Kuvendit janë vendosur barriera metalike, ndërsa te Vila 31 që më 12 mars u shënjestrua nga molotovët, ndodhen forcat e policisë.
Gjithashtu, këtë herë në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha s’ndodhen vetëm artistë, por edhe vizitorë që duket se po ndjekin një aktivitet, çka do ta bënte të pamundur hedhjen e molotovëve./Shqiptarja


