Aksident në Xhafzotaj-Shijak/ Makina bie përmbys në kanal, lëndohet 66-vjeçari
Lajmifundit
/
22 Mars 2026, 17:49
Aktualitet

Një aksident rrugor ka ndodhur në segmentin Xhafzotaj-Shijak, në vendin e quajtur Auto Qerreti. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë përmbys në kanal.
Një 66-vjeçar ka mbetur i lënduar, por raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ai është transportuar për në spitalin e Durrësit, ndërsa policia po zbardh rrethanat e ngjarjes së aksidentit./Shqiptarja


