PD gati për protestën! Qytetarët mblidhen në selinë blu, mbërrin dhe Berisha

Politikë

PD gati për protestën! Qytetarët mblidhen në selinë

Sikurse ishte paralajmëruar prej ditësh, këtë të diel në orën 18:00, Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e saj kombëtare të radhës para Kryeministrisë. Kreu i PD, Sali Berisha sapo ka mbërritur në selinë blu, i veshur sportiv. Ndërkohë kanë nisur të mblidhen protestuesit.

Tubimi i sotëm nuk do ketë fjalime pasi në shesh vërehet mungesa e podiumit. 

Si gjithmonë para protestave të thirrura nga opozita, Kryeministria është rrethuar gardhe të hekurt ndërsa policia sot ka njoftuar rrugët të cilat do të bllokohen gjatë protestës.

Ndërkohë ditën e djeshme kryedemokrati Sali Berisha zbuloi se deputetët do të bashkohen me protestuesit e zonës së tyre.

ME TE LEXUARAT