Sulmet në Liban, plagosen tetë ushtarë austriakë pranë kufirit me Izraelin

Tetë ushtarë austriakë, anëtarë të Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) u plagosën nga një sulm me raketa në kampin Nakura pranë kufirit me Izraelin, njoftoi sot Ministria austriake e Mbrojtjes.
Outraged by today's attack on @UNIFIL_ resulting in eight injured Austrian peacekeepers!
— Alexander Schallenberg (@a_schallenberg) October 29, 2024
The safety & security of the blue helmets must be guaranteed at all times.
Attacks on @UN peacekeepers are a grave violation of international law and totally unacceptable.
“Ne e dënojmë këtë sulm në termat më të ashpër dhe kërkojmë që të hetohet menjëherë”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se ishte e paqartë se nga erdhi sulmi.
Deri më tani askush nuk ka marrë përsipër sulmim, apo ta komentojë atë.


