Propozohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, kush pritet të zëvendësojë Muhamet Rrumbullakun

Aktualitet

Propozohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, kush pritet të

Ilir Proda, eshtë propozuar drejtori i ri i Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut.

Oficeri Ilir Proda mund të ketë në dorë drejtimin e policisë, teksa në mars të këtij viti kaloi edhe procesin e vetting-ut të Policisë së Shtetit.

Me një karrierë gati 19 vite në Policinë e Shtetit, Ilir Proda së fundmi mbante prej marsit të vitit të kaluar postin e drejtorit të Policisë Elbasan.

Proda ka nisur rrugëtimin e tij në uniformat blu në vitin 2005 fillimisht si specialist i policisë kriminale në komisariatin nr. 3.

Më pas për shumë vite ka shërbyer si specialist në komisariate dhe në drejtorinë e përgjithshme.

Në 2013 ai emërohet shef komisariatit nr. 2 në Tiranë, detyrë të cilën e mbajti gati një vit dhe dy vite të tjera, deri në vitin 2016 shërbeu si shef i komisariatit të Bulqizës.

Në korrik të vitit 2019 pasi merr gradën kryekomisar ai emërohet zv. drejtor për hetimin e krimeve në Korçë.

Ndërsa në 2021 emërohet në po të njëjtën detyrë në policinë e Elbasanit.

Në mars të vitit 2023, pasi mori gradën drejtues, ai u emërua drejtor i policisë Elbasan.

Proda ka diplomë avokati dhe master shkencor për të drejtë penale. Po ashtu ka marrë pjesë në kurse e seminare të ndryshme ku është pajisur me certifikatë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion