Tensione në seancë/ Kushi paralajmëron Balliun për gjuhën e përdorur, deputeti: "Çfarë bëra?”

Politikë

Një debat është shënuar në sallën e Kuvendit mes nënkryetares së Kuvendit, Evis Kushi, dhe deputetit të PD-së, Klevis Balliu.

Kushi i tërhoqi vëmendjen Balliut gjatë zhvillimit të seancës, duke i kërkuar të ruajë qetësinë dhe të shmangë përdorimin e gjuhës joparlamentare.

“Nëse deputeti përdor gjuhë joparlamentare dhe kërcënon seancën, ju lutem mbani qetësi”, u shpreh Kushi.

Në reagim, Balliu e kundërshtoi ndërhyrjen e nënkryetares, duke pyetur: “Po çfarë bëra unë?”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion