"Priten rrebeshe..."! Vendi mes përmbytjeve, ja si do jetë moti në fundjavë...

Aktualitet

"Priten rrebeshe..."! Vendi mes përmbytjeve, ja si do jetë

Hakil Osmani nga Metoalb dha detaje në lidhje me kushtet e motit në të cilat ndodhet vendi aktualisht, por edhe për ditët në vazhdim.

Sipas meteorologut, rreziku ka kaluar në zonat e veriut, por jo për qendrën dhe jugun e vendit. Sipas tij, nga e enjtja pritet një përmirësim i motit, por fundjava do të sjellë sërish reshje intesive.


“Në veri, zona e Shkodrës dhe Lezhës janë më të prekura nga përmbytjet. Por kemi lajme të mira sepse pritet që gjatë pasdites të ketë përmirësime dhe tërheqje të ujit nga zonat e prekura. Në mbrëmje do ketë reshje me intensitet në formën e rrebesheve, por gjithsesi nuk paraqitet rrezik.

Ndërkohë, zona që do jetë më e rrezikuar për reshje me intensitet të lartë dhe përmbytje do jenë zonat qëndrore dhe jugu. Zona e Durrësit, Fieri, Saranda, Vlora, do jenë më të prekurat dhe pritet të ketë shtrëngata shiu gjatë pasdites dhe në orët e mbrëmjes.

Lajmi i mirë është që përkohësisht, ditën e enjte në gjithë vendin do përmirësohet moti, por ama ditën e premte dhe gjatë fundjavës do të ketë sërish reshje me intensitet të lartë dhe rrebeshe të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.”– tha ai.

ME TE LEXUARAT