Ja kush është drejtoresha e re e QSUT, prezantohet në detyrë nga ministrja e Shëndetësisë

Aktualitet

Ja kush është drejtoresha e re e QSUT, prezantohet në detyrë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  Evis Sala, prezantoi emërimet e reja në krye të QSUT dhe FSDKSH.

Anxhela Paparizo do të drejtojë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ajo është një profesioniste me përvojë të gjatë, e cila rikthehet në Shqipëri për të marrë drejtimin e institucionit më të madh spitalor në vend, me përkushtimin për të çuar përpara standardet e kujdesit shëndetësor dhe shërbimin ndaj pacientëve.

Në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) është emëruar Arti Papajani, i cili sjell një eksperiencë të gjatë në administratën publike dhe institucione të rëndësishme të vendit.

Faleminderit ish-drejtuesve Florenc Spaho dhe Spartak Zekja për kontributin e tyre.

Suksese të dy drejtuesve të rinj në këtë detyrë të rëndësishme, me bindjen se do të jenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe sistemit shëndetësor.

Paparizo mesohet se ka punuar ne Bashkine e Tiranes ne kohen kur drejtohej nga Edi Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion