I dënuar me mbi 7 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe kanosje/ Kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Aktualitet

I dënuar me mbi 7 vite burg për trafikim të lëndëve

Një 54-vjeçar i dënuar me mbi 7 vite burgim për trafikim lëndësh narkotike dhe kanosje është kapur në Kurbin dhe pritet ekstradimi drejt Italisë.

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale faza e 95-t e operacionit të koduar “Operacionalja”.

I dënuar në Itali me mbi 7 vjet burgim për trafikim të lëndëve narkotike dhe kanosje, kapet në Kurbin dhe arrestohet me qëllim ekstradimi 54-vjeçari.

Si rezultat i informacionit të siguruar mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, menjëherë u organizua dhe u finalizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale operacioni i koduar “Operacionalja 95”.

Gjatë operacionit, shërbimet e DFPO-së kapën në Kurbin shtetasin Gjin Nikollaj, 54 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kanosja”.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion