Rama e pranon në Zvërnec: “Pronat u janë grabitur”! Qytetari: S’ka shtet, si e bleu investitori kur unë jam në gjyq?

Aktualitet

Rama e pranon në Zvërnec: “Pronat u janë grabitur”!

Kryeministri Edi Rama pati një debat të nxehtë në Vlorë teksa po fliste mbi investimin e pritshëm me disa banorë të Zvërnecit.

Disa prej tyre u shprehën se kanë pjesë te ajo pronë ku do bëhet investimi, ndërkohë që janë ende në gjykata pa e marrë të drejtën e pronësis.

Rama pranoi se prona është grabitur dhe ky është problemi, por jo për faj të tij, por prej sistemit gjyqësor.

Banori shprehu shqetësimin, se si ai pa e marrë të drejtën e pronësisë, investitori bën gati investimin aty.

Banori: Jam një nga pronarët e Zvërnecit. Ajo pronë është grabitur me dokumente të falsifikuara.

Rama: Ule mikrofonin, se duket se spo më dëgjon. Marrëdhëniet juridike dhe marrëdhëniet e pronësisë bazohen mbi letra. Nuk po të them që nuk është grabitje. Kam 1 orë që të them ky është problemi. Ti ke një titull.

Banori: I nderuar…

Rama: Po pse s’më lë të flas. Unë jam në rregull, më ler të flas. Meqë jam në rregull. Më lër të ta shpjegoj. Ti ke një titull pronësie. Se çfarë është kushtetuese dhe nuk është nuk e vendos partia dhe kryeministri.

Banori: Kush e zbaton ligjin. Nëse nuk zgjidhet si problem, do ngulemi në parcela.

Rama: Do më lësh të flas tani. Merrja mikrofonin. Ti më thua ke të drejtë kjo ka ndodhur në 2006, pse nuk më lë të shpjegoj se nuk kam fuqi të ndryshojë 2006. Por e ka gjykata.

 

ME TE LEXUARAT